“Totenhem” vendos një rekord të ri në Premier Ligë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ – Skuadra e “Totenhemit” në Angli nuk di të barazojë. Këtë e thonë rezultatet e arritura deri më tani nga skuadra e Poketinos.

“Totenhemi” ka vendosur një rekord të ri në Premier Ligë. Në fazën e parë të sezonit ata nuk kanë marrë asnjë barazim, por vetëm 15-të fitore dhe 4 humbje, duke grumbulluar 45 pikë.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në kampionatin anglez, dhe ekipi nga Londra bëhet i pari që e arrin këtë rekord.

Aktualisht janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit anglez ku bie në sy shkëputja e “Liverpulit” dhe kalimi në vend të dytë i ekipit londinez të “Totenhem”.

“Liverpuli” bëri një paraqitje fantastike dhe ndodhet ne vendin e pare 6 pikë larg “Spërs”-ave, që kanë parakaluar një pikë para “Sitit” që mban vendin e tretë tashmë, pas disfatës në “Leicester” me rezultatin 2 me 1. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.