IRAK – Trump: Amerika nuk mund të jetë më xhandari i botës

BAGDAD, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk mund të jetë më xhandarmëria e globit, deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një vizite të papritur për ushtarakët amerikanë në Irak, gjatë së cilës ai mbrojti vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

”SHBA-ja nuk mund të vijojë të jetë xhandarmëria e botës’’, pohoi ai.

”Është e padrejtë kur përgjegjësia bie plotësisht mbi ne, SHBA-në”, theksoi Trump.

Vizita surprizë e Trump në Irak vjen pas largimit të gjeneralit me katër yje, Jim Mattis, pasi Trump tha se ishte kritikuar për vendimin e marrë për të tërhequr forcat amerikane nga Siria.

Mattis ishte parë si një zë moderator në politikën e jashtme amerikane dhe Trump e kishte vlerësuar shumë kur mori postin e presidentit, por marrëdhënia është përkeqësuar në muajt e fundit.

Në letrën e dorëheqjes, Mattis tha se do të largohej në fund të shkurtit.

Mattis ka lënë të nënkuptohet se SHBA-ja duhet të vlerësojë dhe të respektojë edhe marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.