Fshati SOS, model i mirë që meriton të zgjerohet

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ – Në prag të festave të fundvitit zv.kryeministrja Senida Mesi zhvilloi një vizitë në “Fshatin SOS të Fëmijëve në Shqipëri”.

Zv.kryeministrja Mesi gjatë vizitës, theksoi se qeveria shqiptare do të kontribuojë në adresimin e shqetësimeve, të të drejtave e nevojave të ndryshme që lindin dhe të cilat janë në funksion të integrimit të këtyre fëmijëve në shoqëri.

Mesi nënvizoi se gjatë vizitës u njoh nga afër me projektet dhe punën e këtij fshati.

Sipas zv.kryeministres ky mjedis i ngrohtë e familjar, garanton përkujdesje dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe atyre që janë në risk për ta humbur atë dhe shërben si një model i mirë, eksperienca e të cilit meriton të replikohet edhe në institucione të tjera të ngjashme. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.