Durrës – Mbi 52 mijë udhëtarë me tragete gjatë muajit dhjetor

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ – Mbi 52 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj me më shumë se 10 mijë autovetura gjithsej kanë shfrytëzuar që nga fillimi i muajit dhjetor tragetet e linjave –Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës e kthim.

Këto ditë pritet të ketë një numër në rritje udhëtarësh që vijnë në Durrës për festat e fundvitit.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në të njëjtën periudhë 26-ditore tragetet që nisen dhe mbërrijnë në Durrës kanë transportuar mbi 3500 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshëm eksporti dhe importi.

Sipas të dhënave të APD, vetëm gjatë tre ditëve në vigjilje të festës së Krishtlindjes, nga 22-24 dhjetor, në portin e Durrësit kanë mbërritur 15 tragete mbi 15 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj, dhe mbi 3500 autovetura gjithsej. /k.s//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.