VENEZUELË – Nëntë ushtarakë dënohen me burg për komplot ndaj Maduros

KARAKAS, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Nëntë ushtarakë venezuelianë u dënuan përfundimisht me burg me akuzën për komplot për rrëzimin nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro në 2014, njoftoi sot gjykata e Lartë e Drejtësisë (TSJ).

Dënimet variojnë nga pesë në tetë vite burg. Në mesin e të dënuarve renditen gjeneral Oswaldo Hernandez, oficeri i Lartë i ushtrisë në pension, José Delgado dhe shtatë oficerë të tjerë të Forcave Ajrore, të Këmbësorisë dhe asaj Detare, sipas një komunikate të Gjykatës së Lartë.

Organi më i lartë i drejtësisë konfirmoi dënimet e shpallura në shkallën e parë pasi Gjykata e Kasacionit dhe një Gjykatë ushtarake hodhën poshtë kërkesat e depozitura nga ushtarakët./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.