Nis shpërndarja e shpërblimit për familjet me ndihmë ekonomike

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se ka filluar shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me afësi të kufizuar.

Paketa e Solidaritetit përfshin mbështetjen për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara.

Nga kjo paketë do të përfitojnë 3000 lekë shpërblim për vitin 2018, 62640 familje me ndihmë ekonomike dhe 69000 persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, persona me statusin e të verbrit.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po i kushton më shumë vëmendje dhe përkujdesje atyre që kanë më shumë nevojë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.