Leku forcon pozitat në këmbim me euron, humb me dollarin

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, Leku forcoi pozitat në këmbim me monedhën e përbashkët europiane dhe humbi kundrejt dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, euro u shvlerësua sot me 0,07 lekë duke u këmbyer me 122.69 lekë, ndërsa dollari u ngjit me 0,12 lekë dhe këmbehet me 107.72 lekë.

Në tregun valutor pozitat i kanë forcuar edhe valutat: paundi britanik, franga zvicerane, dhe jeni japones përkatësisht ato këmbehen 136.65 lekë, 108.91 lekë, dhe 97.45 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit, çka do të thotë se kërkesë oferta, dikton ecurinë e këmbimit përfshirë këtu edhe reflektimin e ecurisë në bursat ndërkombëtare.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.72 +0.12
Euro EUR 122.69 -0.07
Poundi Britanik GBP 136.65 +0.43
Franga Zvicerane CHF 108.91 +0.63
Jeni Japonez (100) JPY 97.45 +0.56
Dollari Australian AUD 75.95 -0.04
Dollari Kanadez CAD 79.22 -0.05
Korona Suedeze SEK 11.88 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.25 -0.05
Korona Daneze DKK 16.42 -0.03
SDR SDR 149.45 +0.17
Ari(OZ 1) XAU 137074.78 +1,257.76
Argjend(OZ 1) XAG 1598.46 +19.97
Juani Kinez (onshore) CNY 15.64 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.62 +0.04
Lira Turke TRY 20.39 +0.07

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.