Kakavijë/ Në 24 orë, mbi 6 mijë shtetas kanë hyrë në vendin tonë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Gjatë 24-orëve të fundit, 5293 shtetas shqiptarë dhe 949 të huaj kanë mbërritur në vendin tonë përmes pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

Zyra e Shtypit e Policisë së Gjirokastrës, ka bërë të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “5293 shtetas shqiptarë dhe 949 të huaj kanë ardhur në vendin tonë nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës, ku aktualisht janë duke punuar 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, me qëllim mbarëvajtjen e fluksit dhe realizimin me efikasitet të procedurave të kontrollit”.

Ndërsa në dalje, janë regjistruar 1509 shtetas shqiptarë, teksa 357 kanë qenë të huaj, që janë larguar nga vendi ynë.

Sipas zyrës së Shtypit të Kakavijës, më 24 dhjetor, janë regjistruar 6620 shtetas shqiptarë që kanë hyrë në vendin tonë përmes Kakavijës.

Po ashtu nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe 1406 shtetas të huaj, ndërsa janë regjistruar dhe 1352 automjete në hyrje.

Sa i takon daljeve, më datë 24 dhjetor u regjistruan 2746 shtetas shqiptarë dhe 851 të huaj që janë larguar përmes Kakavijës nga Shqipëria. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.