Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bashkia e Malësisë së Madhe organizon festën e fundvitit

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Bashkia e Malësisë së Madhe, nën kujdesin e kryebashkiakut Tonin Marinaj, organizon nesër në orën 19:00, në sheshin qendror të Koplikut festën e fundvitit me një koncert madhështor. Të ftuar do të jenë prezantuesja Arbana Osmani, e cila do të moderojë këtë event, artistët Besart Kallaku, Klajdi Haruni, Bruno si dhe zërat më të bukur të krahinës së Malësisë së Madhe, Klodiana Vata, Skënder Xhafa, Elvira Fjerza, Fredi Delaj, Kudia Celaj.

/m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version