Mbahet premtimi, rindërtohet shtëpia e familjes Koçi në Vorë

"Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni". Mahatma Gandhi

"Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni".Mahatma Gandhi

Posted by Edi Rama on E martë, 25 Dhjetor 2018

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/- Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës, në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike e prindërve ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. Sot, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori çelësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kohës.

“Nuk janë shumë familje në gjendjen që ishit ju, nga pikëpamja e gjendjes së shtëpisë por sidoqoftë janë disa, por ne i kemi regjistruar dhe do ti ndihmojmë të gjitha pak nga pak. Por pastaj është puna dhe shkolla, nuk ka asgjë tjetër”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se tashme tregu i punës në Shqipëri ka nevojë për njerëz të specializuar dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet shkollave profesionale dhe kolegjeve profesionale.

“Ne tani do shtojmë edhe shkollat profesionale, kolegje profesionale sepse nuk ka kuptim që të shkojnë kaq shumë në universitet dhe pastaj ngelen rrugëve. Të shkojnë në universitet më pak, por të tjerët të shkojnë në shkolla profesionale që të marrin një zanat. Të shkojnë në kolegje profesionale pas shkollës së mesme”, vijoi Rama.

Kryeministri gjate vizitës ju drejtua më të vegjëlve të cilëve ju dha një këshillë.

“Tani si e kemi bisedën, jo jo mirë, tani vetëm dhjeta. Qiraja e shtëpisë paguhet vetëm me dhjeta, çdo dhjetë lan borxhin çdo dhjetë lan borxhin. Dhe borxhin e keni ndaj prindërve jo ndaj meje. Ca do fusësh në kokë sot do kesh nesër”, theksoi Kryeministri.

E zonja e shtëpisë e falenderoi Kryeministrin për rindërtimin e banesës. “Faleminderit për dhuratat dhe faleminderit edhe për dhuratën e madhe, këto janë lot gëzimi”, u shpreh ajo.

Në fund Kryeministri i uroi banorët e familjes Koçi për festat e fundvitit.

/o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.