Kthehet nga Afganistani për Krishtlindje, ushtaraku surprizon dy djemtë e tij  

TIRANË,25 dhjetor /ATSH- I. Vata/ -Kthehen në atdhe 65 trupa të Forcave të Armatosura të cilët ishin në mision në Afganistan. Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka shton se në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen.

“Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve”, tha ajo.

Po ashtu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uron me këtë rast “Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.