Agjencia Telegrafike Shqiptare

Urimi i veçantë i ministres Manastirliu për festat e fundvitit

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një video të veçantë ka uruar festat e fundvitit.

Përmes pamjeve të të porsalindurve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë edhe mesazhet e urimit për festat e fundvitit.

Duke prekur edhe çështjen e bonusit të bebes, ministrja shprehet se me Vitin e Ri, pra në janar të 2019 nis edhe dhënia e bonusit të bebes.

“Me këto pamje të mrekullueshme të të porsalindurve, që janë kuptimi i jetës, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, – shprehet Manastirliu.

/z.tosku//a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version