PEKIN – Kina dhe SHBA sërish progres në fushën e tregtisë

PEKIN, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kina dhe SHBA-ja shënuan progrese të reja për bilancin tregtar dhe pronësinë intelektuale gjatë një bisede telefonike midis zyrtarëve të këtyre dy shteteve, njoftoi të dielën Ministria kineze e Tregtisë.

‘’Më 21 dhjetor, Kina dhe SHBA-ja zhvilluan në bisedë telefonike në nivel të zëvendësministrave, ku u shkëmbyen këndvështrimet e tyre për çështje si bilanci tregtar dhe forcimi i mbrojtjes së pronësisë intelektuale, ku dhe ata shënuan progrese të reja’’, bëri të ditur Ministria në një komunikatë.

Dy shtetet u përfshinë në një luftë të pamëshirshme tregtare, ku suficiti tregtar kinez ishte një nga ankesat e formuluara nga SHBA-ja, por presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai amerikan, Donald Trump ranë dakord në fillim të dhjetorit, në vazhdën e samitit të G20-ës në Buenos Aires, për një armëpushim 90-ditor./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.