Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Krishtlindjet në Tiranë”, koncert festiv sot në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/- Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të zhvillojë koncertin me të njëjtin titull “Krishtlindjet në Tiranë”.

Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing–Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e koncertit të Krishtlindjes ndërsa ka thënë se ky qytet nuk fle kurrë.

“Tirana, qyteti që s’fle kurrë!
Mos e humb sot në orën 19:00 koncertin e Krishtlindjes. Merr fëmijët dhe shihemi te @sheshi.skenderbej”, – thotë Veliaj.

Me këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frasheri dhe Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxes, koncertin live do të dhurojë një natë plot emocion për qytetarët. Koncerti do të mbahet sot, ora 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version