ROMË, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Nuk ishte e mundur të aktivizoheJ sistemi i shpejtë i alarmit për cunamin që goditi Indonezinë sepse për ta gjeneruar nuk ishte një tërmet, por një rrëshqitje ndoshta që lidhet me një shpërthim vullkanik.
“Sistemet e alarmit funksionojnë për cunamet e gjeneruara nga tërmetet”, ka shpjeguar Pier Giorgio Scarlato, nga Instituti italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.
“Kur ka shpërthime vullkanike, magma që ngrihet nga thellësitë, mund të gjenerojë tërmet, por në shumicën e rasteve shkaktojnë një deformim të strukturës së vullkanit duke bërë shpatet e tij të paqëndrueshëm dhe duke shkaktuar formimin e rrëshqitjeve të dheut. Kjo duket të jetë dinamika e cunamit që goditi bregun e Indonezisë’’, shtoi ai.
“Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatoa ka vazhduar për rreth një vit dhe shpërthimet e bukura kanë tërhequr shumë turistë’’, tha Scarlato.
“Vështirë të thuash, nëse shpërthimet janë përgjegjëse për rrëshqitjen e dheut, vullkani kështu është, i paqëndrueshëm dhe rrëshqitja e tokës mund të kishte ndodhur gjithsesi’’, përfundoi ai./ /os/ a.jor.
