FOTO/ Shkodra feston me orkestrën frymore

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Qyteti i Shkodrës në këto prag festash po sjell një atmosferë ndryshe për qytetarët e saj dhe vizitorët e shumtë që e vizitojnë.

Aktivitete të shumta po zhvillohen këto ditë në Shkodër ku qyteti është veshur me petkun e festave dhe është zbukuruar me motivet tradicionale të festave të fundvitit.

Shkodra n’Fest” vazhdon. Orkestra Frymore e bashkisë Shkodër, krijoi atmosferë festive sot pranë shtëpizave të vendosura në qendër të qytetit, në kuadër të aktiviteteve të fundvitit.

Orkestra frymore demostroi në rrugët e qytetit duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Shkodra feston gjithmonë siç i ka hije me art dhe kulturë. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.