TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/- Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria Rajonale Tatimore (DRT) Shkodër i është bashkuar fushatës “Food Bank Shkodër” që po ndërmerret për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në gjendje të vështirë ekonomike.
Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër dhe rreth 50 punonjës të kësaj administrate, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror ofruan në mënyrë vullnetare ndihmën e tyre për këto familje, duke mbledhur dhurata dhe ndihma të ndryshme për t’jua shpërndarë familjeve në nevojë me rastin e festave të fundvitit.
e.xh/j.p/