Dialogu Kosovë-Serbi: Qeveria pritet të votojë projektligjin

PRISHTINË, 24 dhjetor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se sot Qeveria e Kosovës do ta votojë projektligjin për dialogun për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në seancën e së premtes, derisa diskutohej për pesë kushtet e PSD-së, për ta votuar projektbuxhetin e vitit 2019, duke lavdëruar PSD-në, pati thënë se marrin si obligime kushtet e këtij subjekti politik.

“I nderuari Sejdiu, ju në kohën kur Lista Serbe ka provuar me e kushtëzuar Kosovën, vërtet keni mbajtur qëndrim parimor, qëndrime që i kanë mundësuar vendit dhe Qeverisë me i ecë disa tema që janë me rëndësi siç është ajo e ushtrisë. Kërkesat që i cekët sot janë të drejta dhe ne në diskutim si koalicion qeverisë marrim obligimet për këto kërkesa ashtu si i cekët ju. Pra, të hënën që vjen fillojmë edhe me zbatimin e të parës, me votimin e ligjit për dialogun në qeveri dhe me sjellë këtu”, tha Haradinaj. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.