Ambasada shqiptare në Athinë, njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptarë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot se nga datat 28 deri në 31 dhjetor 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarja e tyre nga Zyra e pasaportave.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ambasada shqiptare në Athinë informon se “kjo do të bëhet për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e këtyre dokumenteve”.

Ndërkohë Ambasada njofton se, “për veprime të tjera konsullore, zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.