SOFT NEWS – Kur hambarët kthehen në… afreske murale

SEUL, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Piktura, që tregon një djalë të ri që po rritet, ndodhet në portin e Incheonit, në perëndim të Seulit dhe mbush një sipërfaqe prej 23 688 metrash katrore.

Kjo pikturë, është porositur nga komuna e Incheonit dhe nga autoritetet të portit për t’i dhënë një pamje të re infrastrukturës industriale që po përkeqësohet me kalimin e kohës.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, ky projekt është frymëzuar nga kollektivet artistike gjate viteve 20 permes Amerikës dhe Meksikës.

Njëzet e dy artistë kanë përdorur më shumë se 850 000 litra bojë për të treguar histoninë e tyre, që reflekton katër stinët. Ky projekt ka kushtuar 430 000 euro.

Hambarët ngjajnë tashmë si kopertina libri./ /jm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.