Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – Britanikët kanë një problem të madh… bustinën e çajit!

LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – U bëka nami për një bustinë çaji? Të hapet sapo të bjerë në kontakt me ujin e nxehtë, të lëshojë copëzat sapo të hidhet në filxhan? Ambalazhet e reja, më një cilësi dukshëm ekologjike, të hedhura në treg prej disa muajsh u kanë lënë një shije të keqe konsumatorëve britanikë.

I kujdesshëm për mbrojtjen e ambientit, ‘’Yorkshire Tea’’, një gjigant në tregun e çajit në Britaninë e Madhe lançoi në qershor 2018 bustina të dekompozueshme. Megjithëse kjo iniciativë u mirëprit fillimisht, ka nxitur një valë zemërimi dhe ankesash nga mbështetësit e markës në rrjetet sociale.

Dikush tjetër e ka vënë re që bustinat e ‘’Yorkshire Tea’’ janë kaq delikate këto kohët e fundit?

”E kam të pamundur të konsumoj çajin e turbullt’’, thuhej në një postim në Twitter të Elizabeth Alker, prezantuese e BBC Radio 3.

Si ajo, ashtu si shumë të pasionuar pas çajit, kanë konstatuar se bustinat e reja, të përzgjedhura nga një material bimor dhe jo më plastik, nuk e duronin nxehtësinë e ujit, duke shpërndarë ngado në filxhan ekstraktin e çajrave./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version