SHBA – Bllokohet administrata amerikane nga mosmarrëveshja mes Kongresit dhe Trump

UASHINGTON, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja hyri sot në një periudhë turbullirash vetëm pak ditë nga Krishtlindjet me mbylljen e pjesshme të administratës federale për shkak të mungesës së një kompromisi mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë mbi financimin e një muri në kufirin meksikan të kërkuar nga Donald Trump.

Që prej orës 00:01 (05:01 GMT), disa administrata nuk do të financohen më dhe do të reduktojnë aktivitetet e tyre në ditët në vijim. Rreth 800 000 funksionarë janë pushuar përkohësisht, ndërsa për shërbimet thelbësore, janë detyruar të punojnë pa pagesë.

Parlamentarët pritet të fillojnë sot negociatat e tyre por presidenti Trump është treguar deri tani i palëkundshëm.

Ky është “shutdown” (kur një pjesë e administratës bllokohet) i tretë për këtë vit, pas dy bllokimeve në janar (tre ditë) dhe një në shkurt (katër ditë), sërish për shkak të çështjes migratore. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.