Drejtoria e Transporteve shton shërbimet për qytetarët, hap zyra edhe në Çorovodë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ – Në prag të festave të fundviti, Këshillit Drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka marrë disa vendime.

Bëhet me dije se në Çorovodë do të hapet një zyrë e re e shërbimit të transportit rrugor. Është miratuar skema dhe tarifimi i ri për targat e veçanta.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka miratuar edhe buxhetin për vitin 2019.

Ndërkohë bëhet me dije se është zhvilluar edhe një debat i vlefshëm për akreditimet, konsolidimin e disa shërbimeve dhe adresimit të disa problematikave. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.