SPORT – ”Juventus” zgjat kontratën me ”Adidas-in”, shuma dyfishohet

ROMË, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – ”Juventus” Torino njoftoi sot zgjatjen e partneritetit me kompaninë e veshjeve sportive ”Adidas” deri në 2027 për 408 milionë euro në tetë vite, ose një vlerë e dyfishuar krahasuar me kontratën aktuale.

Marrëveshja aktuale, e nënshkruar në 2015 skadon të fund të sezonit 2021 dhe parashikon një pagesë fikse për 23,5 milionë euro në vit nga ana e ”Adidas’’.

Kontrata e re e njoftuar sot do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni 2019-2020 dhe do të zgjasë tetë vjet, sqaroi klubi italian në një komunikatë.

Në këtë periudhë, ”Adidas” do të jetë partneri teknik i të gjitha ekipeve të ”Juventusit’’, në këmbim të një shume minimale prej 408 milionë euro, vijon kampioni shtatë herë në fuqi i Italisë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.