SHBA – Trump: ”Mbyllim” qeverinë federale nëse nuk ndërtohet muri

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për të ”mbyllur” qeverinë federale, nëse Kongresi nuk kalon një projektligj që përfshin fonde për murin me Meksikën.

“Mbyllje nëse demokratët nuk votojnë për sigurinë kufitare!” shkruajti ai në Twitter.

Nëse asnjë projektligj nuk kalon dhe nënshkruhet nga Trump që nga e premtja mesnatë, atëherë fondet për disa agjenci federale do të bllokohen.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projektligj të përkohshëm të shpenzimeve që përfshinte më shumë se pesë miliardë dollarë fonde për murin në kufirin me Meksikën.

Një nga premtimet kryesore të fushatës së Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishte ndërtimi i murit kufitar, të cilin ai tha se do ta financonte edhe Meksika./  /os/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.