TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ – Në prag të festave, njerëzit tregohen solidarë duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Atmosfera e festave të fundvitit është ndierë edhe tek fëmijët e Qendrës Kombëtare Tranzitore të Emergjencave.
Miqtë e Shërbimit Social Shtetëror nga Fakulteti i Shkencave Sociale festuan sot me fëmijët e QKTE. Ata kishin përgatitur dhurata për secilin fëmijë dhe mbi të gjitha duke dhuruar shumë dashuri për ta.
Shërbimi Social Shtetëror u ka bërë apel për të mbështetur grupet në nevojë. /j.p/
