Pompeo telefonon Bushatin: Ju falenderojmë për luftën kundër terrorizmit

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ – Sekretari Amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka falënderuar qeverinë Shqiptare për gatishmërinë dhe lidershipin e treguar kundër praktikave të papranueshme diplomatike.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka vlerësuar autoritetet shqiptare për kontributin e tyre në mbrojtjen e sigurisë europiane.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili falënderoi qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në marrjen e masave kundër praktikave të papranueshme diplomatike. Theksova se Shqipëria po bashkon forcat me vendet e tjera europiane për mbrojtjen e sigurisë europiane ndaj aktiviteteve dashakeqe të fuqive të tjera”, shkruan Bushati. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.