TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Në muajin nëntor 2018 numërohen 130 aksidente rrugore nga 177 aksidente të ndodhur në nëntor 2017, duke u ulur me 26,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetëmujorin e 2018, është 2129 duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, në muajin nëntor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 22 persona nga 20 që ishte një vit me parë. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 190 nga 206 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT në nëntor 2018, aksidentet rrugore, në 75,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Në njëmbëdhjetmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 21,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 10,1 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. /e.xh/j.p/
