Ministri Mustafa takim me përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë

PRISHTINË, 21 dhjetor /ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës.

Ministri Mustafa falenderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në mbështetje të projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektet konkrete që është duke i mbështetur UNDP-së, sa i përket procesit të legalizimit të armëve në Kosovë dhe mbështetjen sa i përket forcimit të kapaciteteve për siguri kibernetike.

Alessandra Roccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.