Meksika mohon të ketë nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në për azilkërkuesit

MEKSIKO, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Meksiko City nuk ka nënshkruar një marrëveshje dakortësie me Uashingtonin në mënyrë që kandidatët për azil të presin në territorin meksikan shqyrtimin e dosjes së tyre nga autoritetet amerikane, deklaroi sot shefi i diplomacisë, Marcelo Ebrard.

‘’Nuk kemi nënshkruar traktat, nuk do ta bëjmë një gjë të tillë dhe i gjithë procesi i kërkesës për azil nuk do të bëhet në Meksikë’’, theksoi ai gjatë një konference shtypi.

SHBA-ja njoftoi të enjten se do të nisnin tashmë të dërgonin azilkërkuesit në Meksikë gjatë shqyrtimit të dosjes së tyre nga autoritetet amerikane, për të penguar që ata të presin në territorin amerikan dhe ti shpëtojnë monitorimit të autoriteteve./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.