LETONI – Publikohen emrat e agjentëve të KGB-së, deri dje sekrete

RIGA, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një ish-kryeministër letonez, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë të vendit balltik dhe një kardinal katolik, i cili nuk jeton më, përmenden në një listë shpërthyese të bashkëpunëtorëve të KGB-së sovjetike e publikuar sot në Riga.

Arkivat kombëtare letoneze zbuluan listën e plotë të ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve speciale të Moskë, ku disa pre tyre vijojnë të jenë aktiv në jetën politike apo në biznez, pas 25 vite betejë legjislative dhe gjyqësore.

Aty përmendet gjithashtu Ivars Godmanis, i cili ka qenë dy herë kryeministër i Letonisë në fillim të viteve 90 dhe midis 2007 dhe 2009, më pas deputet europian dhe aktualisht në bordin drejtues të kompanisë më të rëndësishme farmaceutike në vend.

Më pas vjen kryetari i Gjykatës së Lartë, Ivars Bickovics, ish-kardinali Julijans Vaivods (emri i koduar “Omega”), i cili ka vdekur në 1990, ish shefi i diplomacisë Georgs Andrejevs dhe Aleksandrs Kudrjashovs, ipeshkvi ortodoks i Rigës.

Letonia ka pasur një debat të pafund gjatë viteve nëse duhej apo jo të bënte publike përmbajtjen e “çantave të KGB-së”, duke u përballuar vazhdimisht me kundërshtimin e personave të dyshuar që mund të ishin pjesë e listave.

Vetëm në vitin 2015 u krijua një komision për të shqyrtuar arkivat dhe për përgatitur botimin e tyre.

Grupi tjetër i dokumenteve pritet të publikohet në janar./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.