Evitohet vërshimi i ujërave në rrugën nacionale Fier-Patos

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Evitimi i vërshimit të ujërave në rrugën nacionale Fier-Patos dhe garantimi i sigurisë rrugore është ndërhyrja më e fundit në bashkinë e Fierit.

Investimet janë fokusuar në rehabilitimin dhe sistemimin e kanaleve anësore dhe displinimin e ujërave për krejt këtë zonë.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se “kjo ndërhyrje lehtëson po ashtu edhe qarkullimin në rrugët e brendshme të fshatit Portëz”.

“Për të evituar vërshimin e ujërave në rrugën nacionale Fier-Patos dhe për të lehtësuar qarkullimin në rrugët e brendshme të fshatit Portëz, nisëm punën për sistemimin e kanaleve anësor dhe disiplinimin e ujërave në krejt këtë zonë”, tha Subashi.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.