Botohet në “Fletoren Zyrtare” buxheti për vitin 2019

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Ligji për “Buxhetin e shtetit të vitin 2019” është publikuar sot në “Fletoren Zyrtare”, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi menjëherë të këtij ligji.

Gjithashtu sot në “Fletoren Zyrtare” është botuar edhe vendimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e Ligjit për disa ndryshime dhe shtesa mbi Tatimin mbi të Ardhurat, si dhe ai për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Këto dy vendime të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe të publikuara sot në “Fletoren Zyrtare”, hyjnë në fuqi menjëherë, citon relacioni që shoqëron vendimet. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.