Biznesi paketë propozimesh, Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Në mbledhjen e 6-të të Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, bizneset pjesëmarrëse kërkuan që të përgatitet një paketë e plotë me propozime dhe zgjidhje konkrete, që i shërbejnë zhvillimit të tregtisë jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Sipërmarrësit shqiptar të pranishëm në këtë takim, u shprehen besim plotë se, paketa me propozime dhe zgjidhje konkrete do të adresohet aty ku duhet, kur Shqipëria të marrë drejtimin e CEFTA-s në janar të vitit 2019.

Ndërsa lidhur me marrjen e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OAE) që lehtëson ndjeshëm tregtinë, biznesi shfaqi interes për të aplikuar dhe kërkoi më shumë informacion nga instancat përkatëse dogana, tatime.

Nga ana e tyre titullarë të institucioneve u treguan të gatshëm për rritur informimin e biznesit mbi risitë në procedurat e lehtësimit të tregtisë si dhe u shprehën për një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë komunitetin e biznesit që operon në të gjithë sektorët.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.