Agjencia Telegrafike Shqiptare

Banka Botërore projekte mbështetëse për sigurinë e digave

TIRANE, 21 dhjetor /ATSH/- Banka Botërore përmes një projekti po mbështet sigurinë e digave në Shqipëri.

Me një vlerë mbi 65 milionë dollarë të financuar nga ky institucion, projekti i sigurisë së digave është ndër më të hershmit dhe ka nisur që prej vitit 2008 e parashikon të përfundojë në 2020.

Projekti ka pasur një progres të qëndrueshëm në Instalimin dhe Rehabilitimin Elektromekanik dhe sistemit të ri të monitorimit në hidrocentralin e Komanit.

Asistenca teknike e kompletuar ka kontribuar në projekt dhe për të ardhmen praktikat për Sigurinë e Digave janë: Plan për përgatitjen në emergjenca dhe vlerësimin e riskut, forcimi dhe përmirësimi i departamenteve të Prodhimit dhe Sigurisë së Digave në KESH si dhe studime parafizibiliteti dhe fizibiliteti, dizejnim të dokumenteve për të siguruar menaxhimin e duhur të prurjeve në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. /e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version