UASHINGTON, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjashtë senatorë amerikanë i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të rishqyrtojë tërheqjen e forcave amerikane nga Siria.
Senatorët, përfshirë republikanët Lindsey Graham dhe Marco Rubio, nënshkruan një letër drejtuar presidentit duke shprehur shqetësimin e tyre se tërheqja nga vendi i shkatërruar nga lufta në këtë kohë do të ishte “një gabim i parakohshëm dhe i kushtueshëm”.
“Nëse vendosni të ndiqni me vendimin tuaj për të tërhequr trupat tona nga Siria, çdo mbetje e ISIS në Siri me siguri do të rinovojë dhe inkurajojë përpjekjet e tyre në rajon”, shkruhej në letër.
Senatorët shtuan se masa gjithashtu mund të inkurajojë “diktaturën brutale të Bashar al Assad”, presidentit sirian dhe të forcojë “kundërshtarët” e SHBA-së, Iranin dhe Rusinë.
“Administrata juaj nuk duhet të përsërisë të njëjtat gabime që administratat e mëparshme kanë bërë dhe lejojnë këta aktorë të keq”, theksohej në letër./ /os/ a.jor.