SHBA – Uashingtoni dënon dy hakera kinezë për sulme kundër 12 shtetesh

UASHINGTON, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja njoftoi sot dënimin e dy piratëve informatikë kinezë, të akuzuar se kanë zhvilluar sulme kibernetike kundër 12 vendeve në emër të qeverisë së Pekinit.

“Zhu Hua dhe Zhang Shilong bëjnë pjesë në një grup të njohur nën emrin e APT 10, që operon që nga Kina në bashkëpunim me Ministrinë kineze të Sigurisë së shtetit”, deklaroi Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Nga viti 2006 deri në 2008, ky grup ka zhvilluar një fushatë botërore ndërhyrjesh në kompjutera për të vjedhur të dhënat kofidenciale dhe sekretet industriale të dhjetëra sipërmarrjeve në 12 vende”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.