Agjencia Telegrafike Shqiptare

RUSI – Tre astronautë kthehen në Tokë pas një misioni të shënuar nga incidentet

MOSKË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Anija kozmike ruse ”Sojuz”, që kthehej nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) me tre astronautë në bord, një rus, një gjerman dhe një amerikane, u ul pa problem sot në stepat e ngrira nga dëbora në Kazakistan.

”Ulja u krye. Ekuipazhi i ‘Sojuz MS-09’ mbërriti në Tokë pas 197 ditëve në orbitë”, njoftoi me anë të një postimi në Twitter agjencia ruse e hapësirës, Roskosmos.

”Gjermani Alexander Gerst i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), amerikania Serena Aunon, drejtuesja e NASA-s dhe rusi Sergei Prokopiev i ‘Roskosmos’ u ulën pak para orarit të programuar rreth orës 08:02 (05:02 GMT)”, sqaroi Roskosmos në faqen e saj në internet.

Ekuipazhi ndihet mirë pas rikthimit në Tokë, ndërsa pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në web-et e NASA-s dhe Roskosmos-it nuk kanë mundur të shfaqin uljen e anijes për shkak të një mjegulle të dendur në stepën kazake./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version