LONDËR – Rudd: Një referendum i dytë zgjidhja e ngërçit Brexit

LONDËR, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një referendum i dytë për Brexit mund të jetë zgjidhja për zhbllokimin e situatës, shprehet ministrja britanike e Punës, Amber Ruud duke kundërshtuar me këtë deklaratë edhe vetë kryeministren.

‘’Unë nuk dua një votim popullor apo një referendum në përgjithësi, por nëse Parlamenti dështon plotësisht për të arritur një konsensus, do të ishte një argument bindës për një referendum’’, u shpreh për televizionin ITV Amber Rudd, e cila votoi pro qëndrimit në Bashkimin Europian në qershor 2016.

Kryeministrja konservatore, Theresa May ka përjashtuar disa herë një votim të tillë, duke vlerësuar se kjo do të ishte si të tradhtoje verdiktin e shprehur me votë nga britanikët./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.