Hysi: Ligji për Noterinë eliminon korrupsionin e nepotizmin, rrit profesionalizmin

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, duke folur për pr/ligjin për Noterinë është theksoi se ky ndryshim ligjor sjell disa risi për profesionin e noterit, duke futur si nocion zv/noterin, duke eliminuar nepotizmin dhe korrupsionin, teksa i jepet mundësi atyre që duan të vijojnë karrierën si noter të luftojnë në bazë të meritokracisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Deputetja Hysi bëri thirrje që ky pr/ligj të votohet nga të gjithë deputetët, pasi sjell përmirësime të ndjeshme për noterët. “Ligji i konsultua me noterët, me akademik me dhomën kombëtare, Euralius dhe ekspertët e angazhuar. Së pari, ky ligj përcakton kritere të qarta për të ushtruar profesionin e noterit, pra çdo student të ekselencës, tashmë do të ketë mundësi që në garën për t’u bërë noter të ketë standarde sipas ligjit dhe Meritokraci, duke eliminuar korrupsionin dhe abuzime të ndryshme të tipit nepotik… etj”, – tha Hysi.

“Së dyti, ky ligj qartëson numrin e noterëve për frymë banorësh, duke eliminuar boshllëqet në njësitë të ndryshme administrative. Ky projektligj parashikon zv/noterin, një figurë shumë e rëndësishme që mundëson rritje profesionale të noterëve të ardhshëm, si dhe eliminon punësimin në zyrën e noterisë të njerëzve të pakualifikuar”, – tha Hysi.

“Po ashtu ky Pr/ligj përcakton rregulla strikte për ata që do të ushtrojnë profesionin e noterisë, për integritet profesional dhe moral e jo vetëm, gjithashtu për ndarjen e procedurës disiplinore, ku Ministria e Drejtësisë ka rol inspektues, por tashmë do të kemi institucione të përcaktuara qartë për hetimin dhe për dhënien e masës së sigurisë”, – tha Hysi. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.