GJERMANI – Maas: Tërheqja amerikane rrezikon luftën ndaj ISIS-it në Siri

BERLIN, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Tërheqja e njëanshme e trupave amerikane në Siri rrezikon të dëmtojë luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) dhe rrezikon fitoret e shënuara deri më tani ndaj organizatës xhihadiste, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane.

”Nuk jemi të vetmit që u gjetëm të papërgatitur nga një ndryshim i papritur i politikës së palës amerikane”, pohoi në një komunikatë të shkurtër ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, vendi i së cilit merr pjesë në përpjekjet e një koalicioni ndërkombëtar të angazhuar kundër xhihadistëve në Siri.

”ISIS-i është mposhtur, por kërcënimi nuk është zbehur ende’’, shtoi ai./ / v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.