BRUKSEL – BE: Stop importimit të aseteve kulturore që financojnë terrorizmin

BRUKSEL, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ndalohet importimi i aseteve kulturore nga vendet e treta që shkojnë për të financuar terrorizmin, siç ndodhi për shembull me Sirinë, thekson marrëveshja nga Parlamenti dhe Komisioni i BE-së mbi rregullat e reja që ofrojnë për futjen e një sistemi të ri të licencimit të BE-së për importet në Europë të zbulimeve arkeologjike, rrënojave të monumenteve historike, dorëshkrimeve dhe librave të rralla, veprave të artit, koleksioneve dhe antikave.

Importuesit duhet t’i dorëzojnë doganave një dëshmi që vërteton se mallrat janë eksportuar ligjërisht, ndërsa autoritetet njëjtat doganore kanë të drejtë të konfiskojë ato kur origjina e tyre është e dyshimtë.

Ata gjithashtu do të aplikojnë sanksione efektive, proporcionale dhe bindëse për ata që shkelin rregullat dhe paraqesin deklarata të rreme.

BE-ja tashmë e ndalon importin e objekteve kulturore nga Iraku dhe Siria, por deri më tani nuk kishte asnjë kornizë gjithëpërfshirëse ligjore në nivel europian për importin e pasurisë kulturore.

“Ne nuk mund të pranojmë se terroristët të shesin trashëgiminë kulturore në zonat e rrezikuara në mbarë botën dhe t’i shesin në mënyrë të paligjshme për të financuar sulme terroriste kundër qytetarëve evropianë,” tha komisioneri i BE për Çështjet Ekonomike dhe Pierr Moskovici.

Tani marrëveshja e arritur në parim duhet të marrë miratimin formal të Këshillit dhe Parlamentit të BE-së, ndërsa detajet procedurale duhet të përcaktohen./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.