Balla publikon videon: Basha i jep vezët deputetit për të goditur


TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video ku tregohet momenti përpara se deputeti demokrat Endri Hasa tentoi të godasë Kryeministrin Rama.

Balla shprehet se është kreu i PD, Lulzim Basha ai që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit Hasa.

“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, thekson Balla.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.