Balla: Dialog me opozitën për ndryshimet në Kodi Zgjedhor

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – “Kërkojmë që të futet në rendin e ditës ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për këtë duhet dialogu i opozitës”, tha sot në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla tha se “në çdo vend demokratik palët bien dakord, sepse janë çështje që vendosen nëpërmjet dialogët dhe Kodi Zgjedhor është një prej elementëve më të rëndësishme të punës së përbashkët.

“Në konferencën e përbashkët e informova zotin Spaho dhe i kërkova opozitës domosdoshmërinë që ka Kuvendi i Shqipërisë për të bërë të mundur ndryshimet zgjedhore”, – tha ai.

Po ashtu, Balla duke iu drejtuar Kryetari të Kuvendi u shpreh se “ne kemi kërkuar që sot në rendin e ditës të futen ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat adresojnë të gjitha kërkesat nga Partia Demokratike 18 muaj më parë që kur ishte në çadër, ku kërkonte testimin e teknologjisë”.

“I kërkojë opozitës dialog për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, – tha në fund Balla. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.