SHBA – Elon Musk: Do ta mund trafikun shkatërrues të Los Anxhelesit

LOS ANXHELES, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Miliarderi Elon Musk paraqiti seksionin e parë të një rrjeti nëntokësor të planifikuar për lëvizje me shpejtësi të lartë, ku ai shpreson të mundë trafikun shkatërrues të Los Anxhelesit.

Tuneli i testit, i gërmuar nga filiali i Muskut, kompania ”Boring”, shkon në mes të një parkingu pranë sheshit ”SpaceX” në Hawthorne, Los Anxheles, në jugperëndim dhe një zone biznesi të mbyllur rreth tre kilometra larg.

Projekti, i quajtur “Loop”, do të shohë makina të modifikuara autonome, të pajisura me rrota udhëzuese të ulura në tunele nga ashensorë të krijuar me porosi.

Musk pohoi se në këtë tunel, automjetet do të mund të udhëtonin në mënyrë të sigurtë me më shumë se 240 kilometra në orë.

“Me atë shpejtësi, do të ndjehet si teleportim brenda një qyteti,” shkroi ai në Twitter.

“Do të ndërtoj një makinë për gërmim tuneli dhe do të filloj të gërmoj,” shkroi ai më 18 dhjetor 2016./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.