Kryetari i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta në sitën e Vetingut, vendimi më 21 dhjetor

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta iu nënshtrua sot Vetingut, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer procedurat e rivlerësimit për Admir Belishta në tre kriteret, pastërtia e figurës dhe profesionalizmin.

KPK, shprehet se Admir Belishta nuk ka deklaruar burimet e ligjshmërisë së pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Belishta dyshohet se ka probleme me justifikimin e një apartamenti në Korçë dhe një banese në Maliq.

Po ashtu, Belishta ka papërshtatshmëri të figurës prej tre vendimeve të cilat ishin cënuar në Gjykatën e Apelit.

Nga ana e tij, gjyqtari Belishta u justifikua për pasurinë e tij duke u shprehur se pasuria ishte e justifikuar nga rritja e saj progresive. Vendimi jepet me 21 dhjetor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa do të mblidhet me 21 dhjetor për të dhënë vendimin për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.