ITALI – Roma: Marrëveshja me BE-në mbi buxhetin një hap para

ROMË, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Marrëveshja mbi buxhetin italian për vitin e ardhshëm, e njoftuar sot nga Komisioni Europian, nuk është në asnjë rast një hap pas në raport me ambiciet e qeverisë, garantoi kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Kjo marrëveshje, që i mundëson Italisë të evitojë për momentin hapjen e një procedure për shkelje, u arrit pa u tërhequr aspak nga objektivat e vendosura nga italianët pas legjislativeve të 4 marsit”, deklaroi Conte në një fjalim para Senatit.

“Marrëveshja parashikon kursime buxhetore deri në 10,25 miliardë euro, falë hyrjes në fuqi të dy masave kryesore të qeverisë italiane, reforma e pensioneve dhe e ardhura për qytetarët, një e ardhur minimale në favor të më të varfërve”, shpjegoi sot zëvendëspresidenti i Komisionit,  Valdis Dombrovskis./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.