GJERMANI – Rritet pesimizmi ekonomik i korporatave

BERLIN, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/- Indeksi Ifo, që mat shkallën e besimit të korporatave në Gjermani, përsëri u ul në 101 pikë në dhjetor, nga 102 të regjistruar në nëntor.

”Ky është muaji i katërt radhazi i rënies. Analistët presin një rënie më të vogël, deri në 101,7 pikë”, raportoi gazeta ”Handelsblatt”.

“Kompanitë janë më pak të kënaqura me gjendjen e tyre të tanishme ekonomike dhe pritjet e tyre vazhdojnë të përkeqësohen”, sipas këtij indeksi, ndërkohë që sektori i ndërtimit është kundër kësaj tendence.

Indeksi Ifo përfaqëson një nga treguesit më të mirë dhe më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të ekonomisë gjermane, bazuar në rreth 9 000 opinione të kompanive në Gjermani./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.