Dialog intensiv në Universitetin “Ismail Qemali”, Rama falënderon studentët

TIRANË,19 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama falënderoi sot studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për dialogun e zhvilluar sot, si një mundësi për të mësuar më shumë nga problemet specifike të tyre.

Kryeministri Rama e konsideroi dialogun me studentët si të rëndësishëm, për t’i njohur problemet më shumë se në 8 pikat e kërkesave që janë prezantuar.

“Dialog intensiv në Universitetin “Ismail Qemali” me shumicën që bashkëbisedon, e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen. Flm të gjithëve”, shprehet Rama. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.