Bulqizë, trajnim i burimeve njerëzore për integrimin në BE

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Bulqizë, në kuadër të projektit “Bashkitë për në Europë” ka zhvilluar sot një trajnim për rritjen e kapacitetit të integrimit europian të qeverisjes vendore.

Kjo ishte dita e parë e trajnimit për rritjen e kapaciteteve të Njësive të Integrimit Europian në qeverisjen vendore, organizuar nga Projekti “Bashkitë për në Europë”.

Po ashtu, Workshopi u asistua nga ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, dhe Ministrisë së Jashtme.

Një tjetër fokus i këtij seminari ishte dhe njohja me programet rinore, të bujqësisë dhe infrastrukturës që financohen nga Bashkimi Europian. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.